Në rrezik vota e diasporës, PD: Nuk votojmë ndryshimet në Kod nëse nuk njihen dokumentet e BE-së për emigrantët! Berisha: Protesta në ambasada nëse s’votohet

24 Janar, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2025-01-24 21:30:10

Sali Berisha thotë se grupi i tij nuk do të japë votën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që garantojnë votën me postë te diasporës, duke e rrezikuar këtë proces që më 11 maj pritet të ndodhë për herë të parë në vendin tonë. Kreu i PD-së tha se nëse nuk lejohet që të votojnë me dokumente të huaja, emigrantët që s’kanë kartë apo pasaportë shqiptare, do protestohet në ambasadat tona në botë.