Negociatat Bardhi-Paloka për bashkimin e PD, Topalli: Politika e komplikuar, të gjendet forcë të ecim para

17 Tetor 2022, 14:37

Në selinë e PD-së, ku Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Jozefina Topalli u pyet nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së.

‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli.