Negociatat me Bardhin, Berisha: S’kam kushte, por nuk pranoj as nga pala tjetër! S’heq dorë nga primaret

10 Tetor 2022, 17:44

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, kryetarët e partive jo parlamentare. Teksa po futej në seli, Bersha u pyet për negociatat që do të zhvillohen me grupin e Enklejd Alibeajt. Berisha tha se nuk kanë kushte, por është i hapur për bisedime. Teksa theksoi se nuk do të pranojë as nga pala tjetër kushte, si edhe s’do të heqë dorë nga primaret.