Nën masë sigurie 'detyrim paraqitje' për aferën e 'Partizanit', reagon për herë të parë Sali Berisha, me zë vobektë: Rama urdhëroi prokurorët e tij, akuza pa asnjë bazë

21 Tetor 2023, 21:56

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi GJKKO ka firmosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për aferën e  ish kompleksit Partizani. Me zë të vobektë Berisha akuzoi Ramën ndërsa për masën e sigurisë tha se është në shkelje të kushtetutës. Sipas Berishës akuzat ndaj tij janë të pabaza, por politike.

"Edi Rama i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij nga aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Afera McGonigal afera e djegësve e e Butrintit. Edi Rama pasi ka humbur mandatin e deputetit siç thotë kushtetuta me tenderat që ka fituar në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet. Me tenderat që ka fituar fangu apo burri i motrën së Linda Ramës. Ai nuk është më deputet  i Kuvendit. Edi Rama pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe bëri. Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të akuzuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën, nenin 73 të saj i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizje nuk mund të cënohet pa miratim të parlamentit.

Pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë ai urdhëroi prokurorët e tij mercenaarë të denoncuar për fshehje dokumentesh dhe manipulim dosjesh për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutes në nenin 71 të saj që përcakton se liria e deputetit nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentin. Unë pranoj plotësisht sfidën. Zgjedhësit ndihen sot më pranë Sali Berishës se kurrë. Kufizimi për të lëvizur unë nëpër Evropë nuk mund të ndodhte pa miratimin e komisioneve parlamentare."

    No videos found.