Nën pushtetin e krimit, të ftuar Enkelejd Alibeaj dhe Pëllumb Nako

29 Qershor 2021, 00:59 | Përditesimi i fundit: 2021-06-29 01:00:19

Për deputetin e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, 2 ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, vrasja në Velipojë dhe aksidentin në aksin Fier-Vlorë, janë pasojat e 25 prillit. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, në Report Tv, Albeaj tha se pas zgjedhjeve të ‘vjedhura’ siç ai ka cilësuar 25 prillin, krimi merr pushtetin dhe qeveria është ‘nën drejtimin’ e tij. Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Nako deklaroi se ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.