'Nëna' dhe 'babai' u zëvendësuan në formularë në çerdhe private me 'prindi 1 dhe 2'?! Reagon Bashkia Tiranë: Lajm i pavërtetë, LGBT: Nuk kemi informacion

28 Tetor 2021, 13:30 | Përditesimi: 28 Tetor 2021, 13:30

Bashkia Tiranë bën me dije se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.

“Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”-njofton Bashkia Tiranë.

r.k./Shqiptarja.com