Nënkryetari i LDK-së për Report Tv: Rama dha mesazhin që Kurti duhet t’i kthehet unitetit! Kosova të zbatojë detyrimet e BE-së

11 Qershor, 12:23

Nënkryetar i LDK-së Lutfi Haziri në një intervistë për Report Tv ka komentuar mesazhet e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Kosovë kundrejt kryeministrit Albin Kurti.

Haziri tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu se mesazhet e Ramës ishin të arsyeshme dhe se i bëhej thirrje Krutit që t’i kthehet unitetit për tu përballur me axhenden e vështirë që ka para Kosova.