Nesër axhendë e ngjeshur në komisione, opozita paralajmëron sërish kaos! PS vë në zbatim 'planin B' për mbledhje online, Bardhi thërret grupin: Mblidhemi në kryesi

5 Nëntor 2023, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2023-11-05 16:02:02

Të hënën janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare, ku mes të tjerash do të diskutohet buxheti i 2024, por opozita do të vijojë skenarin e bllokimit të punës, për sa kohë 3 kërkesat e saj nuk janë plotësuar. Për të shmangur përplasjen me deputetët e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës maxhoranca ka si plan B mbledhjet online, të cilat si rregull mbahen vetëm në situata të jashtëzakonshme