Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid! Alimehmeti për Report TV: Vera do jetë e qetë

31 Maj 2021, 17:28

Nesër më 1 qershor hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese anti-covid. Epidemiologu Alimehmeti është i mendimit se orari lëvizjes për qytetarët duhet të shtyhej përtej orës 23.00, kjo bazuar dhe në incidencën e ulët të infektimeve aktualisht në vendin tonë.

Ajo që qe ndoshta pak më shumë zhgënjyese për popullatën, për të gjithë ne, besoj ishte orari që pritej një shtyrje më e madhe. Kjo ndoshta duhej të ishte e menduar e shkëputur nga orari i aktiviteteve, pra duhej të ishte menduar më vete dhe më vete si kohë e lëvizjes së lirë mund të ishte e lirë komplet ndërkohë që aktivitetet do të kishin orarin në bazë të dhënave epidmeiologjike që ka grupi i punës që i vendos. Kjo ndoshta duhej të ishte menduar pak më mirë duke marrë parasysh që e dhëna epidemiologjike kyce është që ne kishim një incidencë rreth 13-14 raste për 100 mijë banorë për incidencë 2 javore që është një incidencë tejet e ulët që është qendrueshmërisht për poshtë, pra nuk është dicka që ka treguar tendencë për të hipur”-tha epidmeiologu.

Epidemiologu shpjegon se vera do të jetë e qetë, por vjeshtën e cilëson si provën e zjarrit, prej tendencës në rritje të infektimeve në këtë stinë.

Vjeshta do na tregojë ku jemi, vjeshta është prova e zjarrit. Ky është virus respirator do të thotë ka sezonalitet, qartësisht ka sezonalitet. Fundi i pranverës dhe vera do të jenë më të qeta normalisht ndërkohë që vjeshta dhe dimri kanë rritjet e veta. Megjithatë edhe kur këto raste të rriten duhet të kujtojmë që një përqindje e lartë e kaloi sëmundjen, do të thotë që e merr këtë imunitet me vete dhe shkon gjate vjeshtës me këtë imunitet. Një përqindje tjetër e rëndësishme është vaksinuar deri më sot”-shpjegoi Alimehmeti.