Nesër konstituohet Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD-së, nga opozita vetëm Mediu e Doda! Braçes ‘iu sos durimi’

25 Qershor, 20:16

Komisioni i Dezinformimit që do të drejtohet nga Erion Braçe do të mblidhet të mërkurën në orën 9:00. Kjo është mbledhja e parë konstituuese e këtij komisioni, por opozita njësoj si me Komisionin Anti-Korrupsion ka vendosur ta bojkotojë.