Nesër Kuvendi i PD, Sefa për Report Tv: Nuk kanë vend personat non grata, partia do vijë me alternativë të re

1 Shtator 2023, 18:18

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme Kuvendin Kombëtar, ku priten të miratohen ndryshime statutore dhe të votëbesohet Këshilli i ri Kombëtar. Në një intervistë për Report Tv, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike tha se në Kuvendin Kombëtar do të jenë 5500 delegatë, ndërsa theksoi se këto ndryshime do sjellin modernizimin e partisë.