Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve

19 Janar, 15:42

Deputetët rikthehen të hënën në orën 17:00 në Kuvend, në sesionin e fundit për këtë legjislaturë. Debatet pritet të mos mungojnë as përgjatë këtyre 3 muajve të fundit punime, para se të shkohet në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa dakordësia e parë që synohet të arrihet është ajo për të ndryshuar sërish Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. Report Tv mëson se Presidenti Begaj do t’i dërgojë një mesazh ligjvënësve.