Nesër seancë, deputetët rikthehen pas sherrit të opozitës! Bardhi për Report Tv: Do jem në Kuvend! Berisha për betejën me drejtësinë: Vijon edhe në parlament

29 Tetor 2023, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2023-10-29 13:07:24

Të hënën deputetët do të rikthehen në Kuvend, pas bllokimit që opozita i bëri seancës së shkuar, duke mos lejuar zhvillimin e saj, ç’ka solli 23 deputetë të përjashtuar. Këta të fundit kanë paralajmëruar se do të jenë në seancë, ndërsa në përgjigje të interesit të Report Tv, Gazment Bardhi u shpreh se afati I përjashtimit duhet të kishte përfunduar që të dielën. Debate pritet të zhvillohen edhe për çështjen “Berisha” pas vënies nën masë sigurie nga SPAK.