Nga 30 qershori në treg kartëmonedha me vlerën më të madhe 10 mijë lekë, guvernatori për Report TV: Erdhi si nevojë e zhvillimit ekonomik të vendit

17 Qershor 2021, 13:36

Më 15 qershor Banka e Shqipërisë prezantoi 2 kartëmonedhat që do të hidhen në qarkullim prej datës 30 qershor të këtij viti. Prerja 1.000 lekë dhe preja 10.000 mijë lekë që vjen për herë të parë në tregun shqiptar, janë me elemente të shtuara sigurie dhe të integruara me elemente kombëtare.

Kartëmonedha 1 mijë lekë që e kemi në përdorim çdo ditë, është me të njëjtat elemente kombëtare por me elemente të stilizuara, hologram dhe fill sigurie për të bërë të pamundur falsifikimin e saj. Ndërsa kartëmonedha 10 mijë lekë që është risi e serisë së re, është me portretin e poetit Asdreni i cili ka bërë edhe himnin kombëtar. Kjo prerje ka një varg të himnit dhe një sërë elemente sigurie.