Nga fëmijë në adoleshent, plani në heshtje i një gjakmarrjeje

24 Janar 2022, 15:21 | Përditesimi i fundit: 2022-01-24 15:36:25

Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathi, ishte 4 vjeç kur humbi të atin. Ai nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh. Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

      No videos found.