“Nga kovaç u bë gjyqtar”, qytetari: Nuk shoh si krihet Luli apo çfarë pantallonash vesh Edi

5 Dhjetor 2020, 10:12

Në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një qytetar tha se ka pasur raste në vendin tonë që nga kovaç është bërë gjyqtar me kursin e plepave. Më pas telefonuesi tha se gjykimi i tij për politikanët është nga vota pasi deklaroi: Unë nuk shoh si krihet Luli apo çfarë pantallonash vesh Edi. Unë shoh kush punon dhe atë votoj.