Nga sot Shqipëria pa qese plastike, hyn në fuqi vendimi për ndalimin e njëpërdorimsheve! Në rast shkelje, bizneset gjobiten me 1.5 milionë lekë

1 Qershor 2022, 12:47 | Përditesimi i fundit: 2022-06-01 15:18:52

Që prej ditës së sotme, 1 qershor 2022 do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe në vendin tonë, si një përpjekje për të mbrojtur mjedisin. Ky ligj parashikon ndalimin e prodhimit, importimit dhe tregtimit të qeseve plastike mbajtëse si dhe qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme me trashësi të mureve të qeses për çdo anë jo më pak se 70 mikron, me kapacitet mbajtës jo më pak se 10 kilogramë dhe me përmasa jo më pak se 50 cm gjatësia dhe 24 cm gjerësia.