Ngjela: Nano, politikan me personalitet! Krijoi parti moderne përballë partisë së Saliut pjesë e PP!

31 Gusht 2023, 14:14

Fatos Nano krijoi një parti moderne nga partia më konservatore e më ‘injorante’ e serës së majtë në Europë” ky është vlerësimi i avokat Spartak Ngjela për liderin historik, themeluesin e Partisë Socialiste i cili prej një jave vijon të jetë i shtruar në reanimacion. Në një intervistë për Report Tv Ngjela paraditen e sotme thotë se Nano arriti të krijonte një parti moderne socialdemokrate duke dhënë një ndihmesë të madhe në demokracinë e vendit dhe se historia duhet të shkruajë për rolin e tij në sistemin politik shqiptar.