Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente, Gjykata e Lezhës lë në burg 1 nga të arrestuarit dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerët! Çështja i kalon Gjykatës së Tiranës për moskompetencë

15 Janar 2022, 15:05

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masat e sigurisë për 4 personat e arrestuar këtë të enjte, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve përmes përfitimit. Është lënë në burg Pertef Musabelli, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga janë lënë në 'detyrim paraqitje'. Pas përcaktimit të masave të sigurisë, Gjykata e Lezhës ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës, ku do të bëhet një rivlerësim i masës.