Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”

12 Nëntor, 12:44 | Përditesimi i fundit: 2024-11-12 15:11:55

Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, një nga shkollat ikonë të Tiranës, do të rindërtohet me standarde më të mira për nxënësit e saj. Punimet kanë nisur këtë muaj dhe pritet që godina të jetë gati për sezonin e ri shkollor, vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ajo është shkolla e 47-të që po rindërtohet në kryeqytet, e i siguroi prindërit se ndërtesa e re do të jetë disa herë më e fortë dhe më e madhe se godina e vjetër.

    No videos found.