Nis sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Lërini pas fyerjet e debatet, kthejeni Kuvendin në hapësirë pajtimi dhe debatesh konstruktive

4 Shtator 2023, 15:30

 Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa kreu i shtetit, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë ligjvënësve, teksa ‘klima’ politike duket sërish e tensionuar. Presidenti Begaj u bën thirrje klasës politike që t’i lënë pas debatet dhe fyerjet mes njëri-tjetrit dhe ta kthejnë Kuvendin në një hapësirë pajtimi dhe debatesh konstruktive.