Një ditë pas takimit për ‘bashkim’, deputetët e Bardhit refuzojnë ftesën e Berishës! S'marrin pjesë në takimin për humbjen e 14 majit, 'besnik' vetëm Meta

6 Shtator 2023, 16:53

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha mblodhi sot të vetët në një tjetër takim për humbjen e 14 majit, duke thënë se Rama vodhi zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Takimit ju bashkua vetëm aleati i humbjes Ilir Meta, ndërsa edhe pse një ditë më parë I ftoi publikisht, deputetët e Bardhit nuk morën pjesë.