Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike, shkak defekti në linjën e OST. Për 40 minuta u ndërpre ndeshja Dinamo-Vllaznia

19 Janar, 21:56 | Përditesimi: 19 Janar, 21:56

Sipas një njoftimi nga OSHEE, është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj. OSHEE sqaron se po bashkëvepron me stafet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për zgjidhje të problemit. 

I.M/Shqiptarja.com