Një vit nga sulmi drejt Top Channel, Balla: Hetimet në fazë intensive po dokumentojmë me prova porositësit e ekzekutorët

27 Mars, 14:12

Një vit nga sulmi me armë kundër godinës së televizionit Top Channel që i mori jetën rojes së godinës Pal Kola ministri i Brendshëm deklaron se po punohet për dokumentimin me prova të personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale dhe zbulimin e mekanizmit që ka porositur dhe ekzekutuar.