Noka e shtyu me forcë, Shehaj: Atë që s’bëri PS, e bëri ish-kolegu im

19 Dhjetor 2024, 15:14

Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook. Noka e largoi me forcë Shehajn nga foltorja pasi po e mbante të bllokuar. Në videon në Facebook, Shehaj thotë që atë që nuk bëri PSm e bëri ish-kolegu i PD duke e larguar me dhunë. Në video dallohet edhe momenti kur noka vjen i merr telefonin dhe ia hedh në tokë.

"Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD.

Dëgjojeni opozitën, është ai që rrahu votuesit e PD. Dëgjojeni opozitën", thotë Shehaj.