‘Non grata’, juristi Kara për Argita Malltezin në SPAK: Edhe unë mediave iu referova kur akuzoja Shkëlzenin për trafik droge, por më dënuat

9 Janar, 21:10 | Përditesimi i fundit: 2025-01-09 21:12:17

SPAK thirri sot vajzën e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, për një hetim që ka nisur pas deklaratave të saj ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme Malltezi tha se i është referuar medias, por juristi Romeo Kara i ftuar në Report Tv thotë se familja Berisha përdor standarde të shumëfishta sa i takon drejtësisë. Avokati thotë se edhe ai akuzoi në vitin 2014 Shkëlzen Berishën si të përfshirë në trafik droge, por duke iu referuar intervistave që Izet Haxhia kishte dhënë në media.

E për këtë gjë, Kara thotë se familja Berisha iu imponua Gjykatës së Tiranës që ta trajtonin këtë deklaratë si shpifje dhe u dënua.