Në mot me diell apo me shi, Kastriot Tajari është gjithmonë pranë bregdetit. E gjejmë 64-vjeçarin në plazhin e Semanit në këto ditë shkurti kur termometri në mëngjes shënon 6 gradë celsius.
"Është pasioni im që të sfidoj të ftohtin. Nuk sfidoj njerëzit që unë lahem e të tjerët nuk lahen. Unë sfidoj të ftohtin. Nuk më bën fare kur futem sikur kap ti një gotë ujë, ashtu e bëj unë futjen në det", tha ai.