'Nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës', Kryemadhi: Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar

19 Nëntor, 18:03

Monika Kryemadhi u shpreh për gazetarët pas daljes nga seanca e Apelit të GJKKO-së se nuk i ka kërkuar takim Ilir Metës.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dy, teksa Kryemadhi tha se mediat e nxjerrin lajmin se ka kërkuar takim për klikime.

'Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Meta. Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar. Të njëjtin lajm e hedhin disa herë për klikime. Në marrëdhënie me fëmijët janë të rritur tashmë, nuk ka arsye të bëjnë ndarje mes nënës dhe babait. Nuk janë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Do kalojnë, do i përballojnë.

Do bëj disa kallëzime shumë të bukur për të gjithë.'

    No videos found.