Edicioni i 9-të i Shkollës së Integrimit Evropian, që përgatit të rinjtë për procesin negociues nisi disi në mënyrë të pazakontë. Elisa Spiropali dhe Jorida Tabaku nuk pranuan të ulen bashkë, pasi siç u shpreh demokratja, kryetarja e Kuvendit i kishte vjedhur aktivitetin dhe ishte ulur në një tryezë ku nuk ishte ftuar.