‘Nuk lejoj kongres anti-Amerikan’, Noka hedh poshtë sqarimin publik të Bashës: Ashtu e tha, fyeu bazën e PD! E turpshme, as Rama si ka konsideruar demokratët si anti-SHBA

20 Shtator 2021, 21:56

Deputeti demokrat Flamur Noka tha në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv tha se Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar sot, Basha fyeu  bazën duke i thënë se nuk lejon ‘kongres anti-Amerikan’.  Ky term i përdorur ka shkaktuar furtunë te Flamur Noka i cili deklaron se i tha kryedemokratit se kjo shprehje është edhe më e rëndë se vendimi për përjashtimin e Berishës. Noka tha se kjo ishte e turpshme dhe i ka kërkuar sqarim Bashës, por ai ka heshtur si gjithmonë duke ndërruar diskutim.