‘Nuk lejoj një burrec të më ofendojë’, Zhupa nuk tërhiqet: Braçe e meritoi, inskenim që Manastirliu t'i shmangej interpelancës

5 Dhjetor, 13:59

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur jashtë sallës Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës plenare e cila degradoi në ofendime mes saj dhe deputetit Braçe. Ina Zhupa tha se e gjitha ishte një inskenim që Ogerta Manastirliu t’i shmangej interpelancës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Zhupa tha se i qëndron plotësisht deklaratave të saj, duke kujtuar që Braçe e quajti ruse. Ajo tha se nuk lejon asnjë burrë ta ofendojë, e jo më një burrec.

“O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja”, kështu iu drejtua Zhupa deputetit Braçe, ndërsa në deklaratën për media tha se me ‘m’ iu referua shprehjes ‘mos të hajë shumë miza’.

    No videos found.