Nxehet Luan Baçi: Më kanë ndryshuar vendin, s’më ul dot Basha mua në karrigen e fundit!

27 Janar 2022, 10:41

Përplasja Berisha-Basha ka shkuar edhe në Kuvend. Deputeti demokrat Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës, tha se i kanë ndërruar vendin ne Kuvend. Baçi tha se askush nuk mund t’ja ndërrojë vendin, pasi ai është zgjedhur aty nga demokratët.

‘Të hënën kaluar në seancë u paraqita në kuvend dhe tek vendi ku duhet të ulesha gjeta një tjetër. Basha mund t’u sjellë shkresë pas shkresë për të ndërruar vendet, dhe të dënoni një nxënës në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni. Është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush me tha se emrin e ke në korridor dhe do të rritsh në korridor. Emrin dhe karrigen nuk ma ka caktuar as Basha, mua me përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët.’- tha Baçi.