Oboti i Shkodrës nën ujë, qindra hektarë tokë të përmbytura e banorë të izoluar

12 Janar, 15:08 | Përditesimi: 12 Janar, 15:08

Report Tv sjell pamjet me dron nga Oboti i Shkodrës, një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet masive.

Rreth 50 banesa janë të përmbytura ashtu si dhe qindra hektarë tokë ndërsa banorët nëpër zona kanë mbetur të izoluar. Kalimi prej ditësh është i mundur vetëm me mjetet e larta të ushtrisë ndërsa niveli i ujit ka arritur 1 metër. Kjo rritje vjen si pasojë dhe e shkarkimeve të hidrocentraleve.

I.M/Shqiptarja.com