'Open Balkan' dhe 4 liritë e mëdha të lëvizjes, memorandumi i bashkëpunimit Rama-Vuçiç-Zaev bëhet ligj! Objektivat, qëllimi dhe e ardhmja pa kufij në rajon

16 Tetor 2021, 17:06

Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, 'Open Balkan', Kryeministri  Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.