‘Open Balkan’, Shehu-Ramës: Është vetëm në interes të Serbisë, u përfshitë në një projekt të rrezikshëm dhe të panevojshëm

2 Dhjetor 2021, 10:29

Deputeti Tritan Shehu në një interpelancë të thirrur për ‘Open Balkan' me kryeministrin Edi Rama tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme.

‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve, të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievropinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat drejt integrimit në BE.’- tha Shehu.