Tre qytetarë janë arrestuar në fshatin Zëmblak në Korçë gjatë një operacioni antidrogë, ku është sekuestruar një sasi kanabisi dhe kokaine.
Në pranga është vendosur 36-vjeçari Andi Cenolli, në lokalin e të cilit u gjend kokaina, e cila më pas do të shitej.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR”, bën me dije policia.



















