Operacion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina e kanabisit! Disa persona nën pranga, sekuestrohen 1 mijë rrënjë të bimës narkotike

27 Janar, 09:33 | Përditesimi: 27 Janar, 09:33

Magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Veç bimëve të kanabisit, u sekuestruan edhe sende të ndryshme për kultivimin, ndriçimi artificial dhe sisteme ajrosjeje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

I.M/Shqiptarja.com