Operatorët e disa televizioneve kanë zhvilluar një protestë pranë SPAK.
Ata ulën kamerat në shenjë reagimi për operatorin që u përfshi nga flakët e molotovit në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 10 shkurt.
Për këtë arsye, ata nuk do të filmojnë përfaqesuesit e PD, të cilët do të vijnë për 7 të miturit që do të dalin për masën e sigurisë.



















