Opozita i kërkon kuvendit anulimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor të Shëndetësisë

26 Prill, 16:54

Opozita i kërkon Kuvendit që të anulojë mbledhjen e një dite më parë të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë nga nënkryetari socialist Plarent Ndreca. Albana Vokshi tha se votimi vetëm nga mazhoranca është nul, ndërsa akuzoi se po tentohet të zvarritet hetimi për 2 koncesionet e Check-up dhe sterilizimit.