Opozita jashtë axhendës së Blinken, Bardhi: E rëndësishme ruajtja e aleancës me SHBA-në

16 Shkurt, 13:32

Gazment Bardhi i pyetur në lidhje me vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili nuk takoi dje as një përfaqësues të opozitës, tha se kjo nuk ishte parashikuar në axhendën e tij, për shkak te mesazheve që përcolli.

‘Siç besoj nuk është çështje kohe por mesazhesh që ka dhënë Sekretari Amerikan i Shteti, në varësi të tematikave të diskutimit është ndërtuar edhe axhenda. E rëndësishme është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA-në dhe partnerët strategjike.’- tha Bardhi.