Opozita kundër pr.ligjit për faljen e gjobave, Klosi ironi: Parulla juaj, 'kur të vijmë në pushtet do ndërtoni pa leje e s’do u gjobisim'

5 Dhjetor, 12:06

ekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi iu përgjigj akuzave të opozitës që njëzëri kundërshtojnë pr.ligjin e propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. Klosi tha se PS do ta votojë këtë ligj, ndërsa me ironi thumboi demokratët se kundërshtimi i tyre është si një parullë që nëse do kthehen në pushtet do ketë vetëm ndërtime pa leje e s’do vendosen gjoba.

"Ju quani sukses ndërtimin e rrethinave të qyteteve ku pushtuan pa urbanizim, pa legalizim pa asnjë rregull. Ne kemi bërë reforma të rëndësishme që kanë kërkuar që qyteteve t’u kthehet normalitet, urbanistika shqiptare të jetë e denjë për BE. Do vazhdojmë të vëmë gjoba, Mos mendoni se është gjë  e keqe, një penalitet për ata që ka shkelur ligjin. Është menduar për zona që s’kanë pasur mundësi, të kërkohet pezullim i gjobave. Është një politikë që mazhoranca do ta votojë. Më vjen mirë që bëni këtë debat, jemi kundër faljeve të gjobave. Duhet të ishit ju që të bashkohet dhe të kërkonit më shumë. Nëse mendoni se kjo është parulla, do vimë ne në pushtet s’do vëmë gjoba, do lëmë ndërtime pa leje, qytetarët s’do t’u votojnë. Ne ligjin do ta votojmë. Nëse ju ktheheni në pushtet do ketë prapë ndërtim pa leje, s’do ketë pagesa energjie elektrike, s’do ketë gjoba. PS ka bërë shtet. Ajo që është më kryesorja për ne është se kurrë si kemi parë është i djathtë apo i majtë", tha Klosi. 

    No videos found.