Opozita në fushatë zgjedhore dhe OFL në sfidë me krimin ekonomik

4 Korrik 2020, 07:55

OFL është një iniciativë e dështuar dhe propagandë politike e pushtetit, pasi rezultatet e këtij operacioni janë zhgënjyese. Kështu u shprehën ish deputeti I LSI Flamur Celaj dhe gazetari Sokol Bregu në emisionin “ Pa Protokoll”, ndërsa studiuesi Arjan Dyrmishi tha se OFL u ngrit në mungesë të Burosë Kombëtare të Hetimit. Aleksandër Biberaj jep detaje të organizimit të fushatës dhe të përzgjedhjees së kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie në zgjedhjet e ardhshme. Sipas z. Biberaj, ata që u larguan nga PD kur ishte në opozitë, pasi kanë përfituar pushtet politik dhe personal nga kjo forcë politike , janë mosmirënjohës.