Opozita vendos flamurin serb në Kuvend, Balla u kërkon ta heqin: Mos provokoni

18 Nëntor 2024, 22:28 | Përditesimi: 18 Nëntor 2024, 23:04

Gjatë seancës në Kuvend , ku po diskutohet pr.buxheti 2025, opozita vendosi disa postera me flamujt e vendeve të rajonit, mes tyre edhe ai serb, për të treguar situatën me pensionet në rajon. Në flamurin serb tregoheshin fondet për IPARD në Serbi krahasuar me Shqipërinë. 

Kjo situatë solli reagimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij i kërkoi opozitës që ta hiqnin.

I.M/Shqiptarja.com