Ori Nebiaj në 'Pa Protokoll': Votimi elektronik ruan fshehtësinë e votës! Qytetarët të votojnë të qetë

23 Prill 2021, 22:19

Ori Nebiaj, e 18 në listën e PD për Tiranë dhe mbulon njësinë 10, ka siguruar qytetarët se fshehtësia e votës gjatë votimit dhe numërimit elektronik në këtë njësi është e garantuar. Gjatë një interviste në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Nebiaj tha se votimi elektronik në këtë njësi është një risi që PD e kishte kërkuar më ngulim dhe se shpreson që në të ardhmen kjo të shtrihet në të gjithë vendin.