Pa drita, me seancë të bllokuar dhe Foltore që e mban peng, Berisha: Sot nis beteja jonë e parë me këta gangsterë

19 Tetor 2023, 12:04 | Përditesimi i fundit: 2023-10-19 12:06:17

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur një fjalë në kuvend me drita fikur, ndonëse seanca plenare u mbyll dhe deputetët e mazhorancës dhe PD, u larguan. Berisha ka zaptuar Foltoren teksa mban një fjalë live në Facebook me drita të sajuara nga deputetët e tij, ndërsa thotë se beteja e tij sapo ka nisur.