Pa Protokoll - COVID 19 shqiptarët rikthehen, karantina vazhdon

18 Prill 2020, 06:54

Pa Protokoll: Riatdhesimi I shqiptarëve, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku përballë shqetësimit të qytetarëve që thonë se u është kërkuar për të paguar dy bileta avioni kur ëshë një person I vetëm që dëshoron të kthehet. Ministrja Balluku hedh poshtë pretendiminndërsa I fton qytetarët të jenë të qetë pasi janë marrë masat. Opozita përmes Arben Kashahut e cilëson të vonuar qeverinë për veprimet që ka ndërmarrë ndërsa këkron reflektim sa më parë pasi po sillet në mënyrë cnjerëzore. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, thotë se janë shkelur disa të drejta për kthimin e shqiptarëve në kufirin tokësor të Shqipërisë. Ballanca thotës e nuk do ti dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin penal ndërsa me këtë votim në parlament Juristi Jordan daci mendon se është rikthyer dashuria Rama Meta. Jordan daci tha se do ti cojë në Kushtetutese këto ndryshime. Mjekët nga Gjermania e spanja apelojnë të dëgjohet zëri I ekspertëve për COVID 19 dhe jo politika, pasi në të kundërt pasojat janë të rënda. Intervistë ekskluzive me ambasadoren e Suedisë në Tiranë, ja pse ne në Suedi nuk I morëm masat për izolimin e qytetarëve. Dëgjuam ekspertët.