Pa Protokoll Edi Rama, opozita dhe kriza kushtetuese

1 Gusht 2020, 08:52

Edi Rama flet për herë të parë Pa Protokoll. A u rikthye kriza politike me ndryshimet kushtetuese? Pse u ndryshua kushtetuta pa konsensus gjithëpërfshirës, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare ? Si po i lexon Edi Rama mesazhet e ndërkombëtarëve?. Kush është opozita për Edi Ramën ajo në Parlament apo ajo jashtë Parlamentit? Presidenti nuk u shkarkua nga maxhoranca por tensioni mes tij dhe Metës është përforcuar. Këtyre dhe shumë cështjeve të tjera u përgjigjet duke folur pa protokoll kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Opozita përballë forcës së votave në Kuvend që ndryshuan kushtetutën. Cilët do të jenë hapat e radhës të kampit opozitar dhe ku ishte roli i ndërkombëtarëve në këtë process. Flet numri dy i Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Emisionin "Pa protokoll" me moderatore Anduela Ndreun mund ta ndiqni çdo të premte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv