Ethet e 25 Prillit dhe listat e kandidatëve

6 Mars 2021, 15:30 | Përditesimi i fundit: 2021-03-07 09:43:59

25 prilli po afron dhe palët politike janë aktualisht nën 'ethet' e listës së kandidatëve kur duhen pak ditë nga dorëzimi i tyre në KQZ. Kjo është edhe tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.

Eduard Shalsi, ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka deklaruar se PS do të fitojë për të vijuar punën sipas tij për transformimin  e vendit.I pyetur se a nuk mund t'i vazhdojë këto reforma një qeveri e re e PD, Shalsi deklaroi se opozita aktuale i ka vënë në mënyrë konstante shkopinj në rrota të gjitha reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë vendi.