'Paga deri në 800 mijë lekë për zyrtarët e qendrës së sigurisë kibernetike, AKCESK! Deputetët e PS rezerva për pr/ligjin! Ndreca:Trajtim i ekzagjeruar

19 Shkurt, 16:22

Pr/ligji për ‘sigurinë kibernetike’ mbi të cilin do të veprojë kjo agjenci është disktuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku socialistët kanë shprehur rezerva sa i takon pagave të cilat janë caktuar në pr/ligj për drejtuesit dhe punonjësit e kësaj agjencie. Në nenin 7 të pr/ligjit përcaktohet se Drejtori i Përgjithshëm dhe nëpunësit e njësive teknike të përmbajtjes së Autoritetit, përveç pagës sipas kategorive të pagës së përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune, në masën deri në 800 000 (tetëqind mijë) lekë në muaj.