Pagat e Kushtetueses peng në Kuvend, vota e opozitës e ndarë! Tabaku kundër Bashës: Cenon pavarësinë e gjykatës

17 Shtator 2023, 11:52

Rritja e pagës për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, votimi për të cilin u shty seancën e shkuar në Kuvend, për deputeten demokrate Jorida Tabaku cënon pavarësinë e institucionit. Bashkë me Tabakun, një pjesë e mirë e deputetëve opozitarë janë shprehur kundër, ndërsa Basha me 10 deputetët që e mbështesin kanë deklaruar se do të bashkojnë votat me PS për të kaluar ligjin